AlbanianSport.com 01.11.2015 08:40
ASNN – Java e 4-t e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, që ka nisur të premten me fitoren 80-51 që Kamza Basket ka arritur në shtëpi ndah Flamurtarit, ka vijuar të shtunën në mbrëmje me takimin e Durrësit, Teuta-Partizani dhe supersfidën e kryeqytetit, Tirana-Vllaznia.
Dhe ka ardhur humbja e parë në kampionat për Vllazninë në basketboll për meshkuj, që dje u mposht 73-68 nga Tirana, në sfidën e luajtur në kryeqytet, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”. Një fitore e vështirë, por e merituar e bardhebluve, që konfirmohen kështu si pretendentë për titullin.
Nga ana tjetër, janë shumë të fortë durrsakët në fushën e tyre, duke thyer rivalen e saj të radhës, Partizanin. Me përjashtim të pjesës së tretë, ku humbi 17-23, në tri të tjerat Teuta, e drejtuar nga Xhelal Kalaja, u tregua e gatshme për të përmbushur qëllimin e saj, fitoren.
Të premten, Kamza Basket në basketboll për meshkuj, që drejtohet nga Adem Muhametaj, menjëherë i ka kthyer “reston” vlonjatëve, të cilët i ka mundur me një diferencë pikësh prej 29. Ndërsa femrat vlonjate kishin fituar në Sallën Sportive të Bathores, meshkuj vendas triumfuan ndaj bregdetarëve 80-51.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e katërt
(30-31 tetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 80-51
Të shtunën:
Teuta – Partizani 76-67
Tirana – Vllaznia 73-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 4 3 1 310-223 7
- Vllaznia 4 3 1 286-263 7
- Tirana 4 3 1 303-291 7
- Teuta 4 2 2 301-288 6
- Flamurtari 4 1 3 254-312 5
- Partizani 4 0 4 230-307 4