AlbanianSport.com 31.10.2015 19:50
ASNN – Miqësorja Kosovë-Shqipëri tashmë është bërë zyrtare. Të martën në 17 nëntor, në orën 14.00, në stadiumin e Prishtinën, këto dy ekipe përfaqësuese shqiptare do të përballen për të kënaqur mbarë publikun shqiptar e për të festuar edhe në Kosovë kualifikimin për në fazën finale të Evropianit “Francë 2016”.
Bëhet kështu zyrtare. Miqësorja Kosovë-Shqipëri e programuar, për datën 17 nëntor do të luhet. Kjo do të jetë përballja e dytë midis këtyre dy Kombëtareve, që kur përfaqësuesja e Kosovës drejtohet nga trajneri Albert Bunjaku. Ndeshja do të luhet të martën e 17 nëntorit, duke nisur nga ora 14:00 në Stadiumin e Prishtinës.
Ndeshja pritet të kthehet në një festë për kualifikimin e Shqipërisë në finalet e kampionatit evropian “Francë 2016” . Kuqezinjtë do t’u japin mundësinë edhe tifozëve kosovarë për të festuar në Prishtinë, ashtu siç festuan me tifozët në Shqipëri, pas kthimit me fitore nga Armenia.
Në këtë takim trajneri Xhovani De Biazi, përveç futbollistëve të përhershëm, do të grumbullojë edhe dy futbollistët e talentuar shqiptarë Rei Manaj dhe Milot Rashica.