AlbanianSport.com 31.10.2015 18:45
ASNN – Po në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka nisur turneu ndërkombëtar i taekuondosë “Tirana Trophy 2015”, sporti, i cili do të zgjasë dy ditë.
Me pjesëmarrjen e sportistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Italia, turneu ka nisur të dielën.
32 ekipe të ndarë në katër kategori moshash: fëmijë, paratërinj, të rinj dhe rritur kanë nisur konkurrimin për të fituar trofeun.
Në këtë veprimtari, Shqipëria merr pjesë me 19 ekipe, Greqia me 2 ekipe, Italia me 1 ekip, 6 nga Kosova dhe 4 nga Mali i Zi.
Ndërkohë, 22 gjyqtarë ndërkombëtarë do të gjykojnë në këtë turne, qo do të mbyllet të hënën.