Gjergj Vyshka 31.10.2015 11:15
Kamza Basket në basketboll për meshkuj, që drejtohet nga Adem Muhametaj, menjëherë i ka kthyer “reston” vlonjatëve, të cilët i ka mundur me një diferencë pikësh prej 29.
Furia e vendësve ka nisur që në dy pjesët e para, të cilat i ka fituar përkatësisht në shifrat 29-13 dhe 23-12, dhe në pushim ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë e thellë 52-25.
Ka një tendencë të kuqezinjve për të shkurtuar diferencën e pikëve, ndërsa kanë fituar 9-12 dhe 61-37. Por vetëm kaq, sepse kamzalinjtë kanë fituar pjesën e katërt 19-14 dhe në përfundim 80-51 për vendësit.
Java e 4-t e nivelit e më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, vijon sot në mbrëmje me takimin e Durrësit, Teuta-Partizani dhe supersfidën e kryeqytetit, Tirana-Vllaznia.
Kamza Basket – Flamurtari 80-51
(29-13, 23-12, 9-12, 19-14)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e katërt
(30-31 tetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 80-51
Të shtunën:
Teuta – Partizani sot, ora 18:00
Tirana – Vllaznia sot, ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 4 3 1 310-223 7
- Vllaznia 3 3 0 218-190 6
- Tirana 3 2 1 230-223 5
- Flamurtari 4 1 3 254-312 5
- Teuta 3 1 2 225-221 4
- Partizani 3 0 3 163-231 3