Adriatik Balla 30.10.2015 18:45
Një nga talentet e spikatura shqiptare në kampionatin zviceran, Florian Kamberi, ka deklaruar për mediat helvetike se ai është i dyzuar të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Zvicrës, pavarësisht se deri tani ka luajtur për ekipet përfaqësuese të moshave të Zvicrës.
Mesfushori i Gras’hopersit heziton të përgjigjet nëse të ardhmen do të luajë për Shqipërinë apo Zvicrën. “Është herët të flas për Kombëtaren, – ka thënë ai. – Jetës nuk i dihet. Shqipëria dhe Zvicra kanë shumë lojtarë të mirë. E kanë treguar edhe rezultatet dhe të dyja janë në Evropian.”
“Por, për të ardhmen prapë po them se është më mirë të mos flas kaq herët. Mediat këtu në Zvicër kanë bërë presion të madh tek unë”, – deklaroi Kamberi, familja e të cilit është nga Peja