Gjergj Vyshka 30.10.2015 16:35
Trajneri Altin Rraklli kërkon ndryshimin e menjëhershëm, ndërsa në prononcimin e tij të shkurtër për “Sport Ekspres” ka pranuar se kombëtarja e futbollit të femrave pëson gola të lehtë dhe më pas situata vështirësohet. “Ne e filluam keq ndeshjen me Rumaninë, me gabime shumë kur kundërshtari me shumë kualitete diti t’i shfrytëzonte dhe jo më kot na shënoi dy gola të shpejtë, – pohon ai. – Më pas na është mohuar dhe një gol i Velajt me goditje dënimi.”
“Ka qenë një goditje perfekte e saj e topi kishte hyrë brenda vijës fatale, por anësorja nuk e pa”, – thotë i pari i stolit kuqezi, që e drejton këtë kombëtare që nga 2011. E më pas nis të rrëfejë për ndryshimin që ai kërkon në tërësinë e kombëtares së futbollit të femrave të Shqipërisë. “Ekipi e mori veten, – thotë Rraklli, – pas pësimit të dy golave dhe nisi të luante më me kujdes në aspektin mbrojtës. Ajo që mund të them është se në këto dy ndeshje nuk morëm atë që prisnim.”
“Do t’i analizojmë me kujdes dhe do të nxjerrim mësimet tona në të gjitha drejtimet, – ka thënë ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi të meshkujve. – Skuadra ka nevojë të rritet, sepse siç duket kemi mbetur në vend dhe nuk po ecim përpara. E kjo për shumë arsye. Shpresoj që ta bëjmë sa më shpejt reflektimin, sepse kemi nevojë dhe për rezultate pozitive. Normal që kemi bërë dhe gabime individuale, por nuk dua t’i veçoj me emra, apo reparte.”
“Humbja, apo loja e dobët, është përgjegjësi e jona si drejtues dhe e lojtareve. Kështu që të gjithë duhet të nxjerrim mësime për t’u përmirësuar”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtas së Shqipërisë në futboll për femra, Altin Rraklli, ndërsa duket se edhe gjashtë ndeshjet miqësore që janë luajtur që nga 24 marsi e deri në fund të gushtit të këtij viti nuk i kanë shërbyer qëllimit për krijimin e një kombëtare solide për Eliminatoret e Evropianit të 2017-ës.
Grupi 3
Ndeshjet e luajtura:
22 shtator 2015 Francë – Rumani 3-0
22 tetor 2015 Shqipëri – Greqi 1-4
22 tetor 2015 Ukrainë – Rumani 2-2
27 tetor 2015 Rumani – Shqipëri 3-0
27 tetor 2015 Ukrainë – Francë 0-3
Ndeshje për t’u luajtur:
27 nëntor 2015 Shqipëri – Francë
27 nëntor 2015 Greqi – Rumani
1 dhjetor 2015 Greqi – Francë
26 janar 2016 Greqi – Shqipëri
4 mars 2016 Shqipëri – Ukrainë
8 mars 2016 Greqi – Ukrainë
8 prill 2016 Rumani – Francë
8 prill 2016 Ukrainë – Shqipëri
12 prill 2016 Francë – Ukrainë
2 qershor 2016 Shqipëri – Rumani
3 qershor 2016 Francë – Greqi
7 qershor 2016 Ukrainë – Greqi
15 shtator 2016 Rumani – Ukrainë
20 shtator 2016 Francë – Shqipëri
20 shtator 2016 Rumani – Greqi
Renditja aktuale
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Franca 2 2 0 0 6-0 6
- Rumania 3 1 1 1 5-5 4
- Greqia 1 1 0 0 4-1 3
- Ukraina 2 0 1 1 2-5 1
- Shqipëria 2 0 0 2 1-7 0