Gjergj Vyshka 30.10.2015 10:05
Trajneri: “Pësojmë gola shumë të lehtë dhe më pas na vështirësohet çdo gjë. Por problemi është se më duket kemi mbetur në vend dhe nuk po ecim më përpara. Ndaj duhet reflektim dhe rritje e menjëhershme”. Shqipëria e futbollit të femrave nuk i ka nisur mirë Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Holandë 2017”. Dy ndeshje, dy humbje, zero pikë, një gol i shënuar dhe shtatë pësuar. E për rrjedhojë vendi i fundit në grupin e 3-të Eliminator.
Një gjendje që duket se nuk e ka bërë shumë optimist trajneri e kuqezinjve, Altin Rraklli, që së paku, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët, priste tjetër gjë të paktën në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi me Greqinë. Një humbje në Fier, 1-4, detyruar të parin e stolit kuqezi që të kërkonte ndryshime në formacion, sepse në Bukuresht ishte e qartë që nuk do të ishte e lehtë. Por dhe me ndryshime, në fund të 90 minutave të së martës një humbje 0-3.
Kaq ka mjaftuar që Rraklli, pas kthimit të kombëtares së futbollit të femrave të Shqipërisë, të kërkojë menjëherë reflektimin e të gjithëve për të pasur një tjetër kombëtare. Ka folur pak, sepse skuadra në tërësinë e vet ka shumë gjëra për të rregulluar. E aq më tepër që koha nuk pret, sepse më 27 nëntor 2015 në Shqipëri do të jetë Franca, skuadër që ka përvojën e të luajturit në Botëror dhe Evropian e që di të vejë përpara nëse goli i del shpejt.
Të paktën në Botërorin “Kanada 2015”, Franca ka treguar se kur ka skuadra të hekurta përballë që mbrohen mirë heq keq. Dhe jo më kot vuajti në Kanada për të dalë nga grupi, sepse gjeti një kundërshtar si Kolumbia, e cila me kundërsulm diti të fitonte 2-0. Ka lojtare si Delie, Tomis, Nesib e Tinei që janë të rrezikshme. Por përtej kësaj, që Shqipëria të jetë dinjitoze përballë Francës, gjë që është e vështirë, duhet të jetë krejtësisht ndryshe.
Grupi 3
Ndeshjet e luajtura:
22 shtator 2015 Francë – Rumani 3-0
22 tetor 2015 Shqipëri – Greqi 1-4
22 tetor 2015 Ukrainë – Rumani 2-2
27 tetor 2015 Rumani – Shqipëri 3-0
27 tetor 2015 Ukrainë – Francë 0-3
Ndeshje për t’u luajtur:
27 nëntor 2015 Shqipëri – Francë
27 nëntor 2015 Greqi – Rumani
1 dhjetor 2015 Greqi – Francë
26 janar 2016 Greqi – Shqipëri
4 mars 2016 Shqipëri – Ukrainë
8 mars 2016 Greqi – Ukrainë
8 prill 2016 Rumani – Francë
8 prill 2016 Ukrainë – Shqipëri
12 prill 2016 Francë – Ukrainë
2 qershor 2016 Shqipëri – Rumani
3 qershor 2016 Francë – Greqi
7 qershor 2016 Ukrainë – Greqi
15 shtator 2016 Rumani – Ukrainë
20 shtator 2016 Francë – Shqipëri
20 shtator 2016 Rumani – Greqi
Renditja aktuale
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Franca 2 2 0 0 6-0 6
- Rumania 3 1 1 1 5-5 4
- Greqia 1 1 0 0 4-1 3
- Ukraina 2 0 1 1 2-5 1
- Shqipëria 2 0 0 2 1-7 0