Federata e Shqiptare e Atletikës ndihmon shumësportëshin kavajas

Share Button

FSHAtketika

AlbanianSport.com 29.10.2015 09:00

ASNN – Kavaja është një qytet me “gen” të mirëfilltë sportiv. Ka qenë kjo arsyeja që pas një vizite të parë pune, disa ditë më parë në Kavajë, presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni Nikolin Dionisi, të ishin përsëri në këtë qytet. Ata u pritën në Bashkinë e Kavajës nga dy nënkryetarët Thoma Çaushi dhe Parid Xhihani, si dhe drejtori i klubit shumësportësh Besa, Fatmir Efica. Dhe nga ky bashkëpunim u bë realitet shpejt dhe ndihma e parë efikase për sportin kavajas. Nga QKF Kavajë në bashkëpunim me katër shkollat 9-vjeçare të Kavajës u organizua një ditë olimpike sportive në të cilën morën pjesë dhe drejtuesit e FSHA-së.

Ata jo vetëm panë nga afër mënyrën e organizimit e zhvillimit të veprimtarive sportive në Kavajë, por, mbi të gjitha, bënë fakt ndihmën e tyre duke i dhuruar QKF Kavajë një çadër olimpike me të gjitha pajisjet për organizimin e mbarëvajtjen cilësore të orëve të edukimit fizik në shkolla. Një demonstrim shumë interesant u bë me të gjithë elementët nga grupet e nxënësve të shkollave duke treguar se sporti është një nga mjetet themelore për t’i shërbyer edukimit dhe kalitjes fizike të brezit të ri dhe distancuar ato sa më shumë prej sëmundjeve të shekullit.

Të veshur me fanella sportive shumëngjyrëshe, mënyra e aplikimit nga nxënësit u gërshetua edhe me disa lojëra të bukura popullore prej tyre. Gjithashtu u angazhuan dhe fëmijët e kopshteve të qytetit pasi programi i edukimit fizik tanimë ka nisur të shtrihet deri tek grupmoshat e parashkollorë. Klubi Shumësportësh “Besa” po bën përpjekje për propagandimin e këtyre veprimtarive. Ka nisur puna për riorganizimin e sportit të atletikës. Një shembull të mirë dha pak ditë më parë atleti Bruno Puqja, që debutoi për herë të parë në kampionatin kombëtar të krosit, i cili u zhvillua në Tiranë dhe arriti të kishte një renditje pozitive.

Po kështu edhe çiklizmi, mundja e boksi kanë vijuar pozitivisht përfaqësimet e tyre në garat kombëtare. Në veprimtarinë e fundit të zhvilluar në aneksin me bar sintetik ishin mjaft motivuese përshëndetjet e drejtuesve të FSHA-së nëpërmjet sekretarit Dionisi dhe përfaqësuesve të Bashkisë e të QKF-së, që u angazhuan se shtrirja dhe zgjerimi i gamës së veprimtarive sportive ka si domosdoshmëri edhe plotësimin e bazës materiale didaktike. Atje ku institucioni më i lartë i atletikës shqiptare dha një ndihmë e mbështetje konkrete për shkollat e Kavajës.

Në emër të Klubit Shumësportësh Besa, drejtori Fatmir Efica e vlerësoi mjaft pozitive këtë nismë të FSHA-së duke falenderuar drejtuesit e saj për këtë mbështetje dhe theksuar se iniciativa të tilla të çmuara janë shumë ndihmuese në zhvillimin e propagandimin pozitiv të sportit në shkollat e Kavajës. Dhe kjo jo vetëm, sepse ato nxisin dhe afirmojnë norma të reja pune në çdo sport.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40 ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

AlbanianSport.com 28/02/2024 21:20 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi këtë të

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh