Besëlidhja / Lini: Të korrigjojmë të metat që vërehen në fazën sulmuese

Share Button

Beselidhja-Ada-rreshtim

AlbanianSport.com 13.10.2014 20:25

ASNN – Pasi ka përfunduar ndeshja e kombëtares sonë në Elbasan ndaj Danimarkës, vëmendja e tifozëve lezhjan ka shkuar menjëherë tek Besëlidhja. Ndeshja e radhës me Veleçikun në Lezhë është një sfidë mes kryesueseve të Kategorisë së Parë për Zonën e Veriut. Dhe pse lojtarët kanë qenë pushim për të nisur sot përgatitjet e tyre për ndeshjen ndaj koplikasve, përsëri vëmendja është tek ajo ndeshje duke bërë dhe parashikimet se si do të mund të dalë.

Për gazetat sportive të ditës ka folur mesfushori 28-vjeçar i Besëlidhjes, Orges Lini. “Ne gjatë kësaj jave do të shfrytëzojmë në maksimum ditët e stërvitjes për të qenë në më të mirën e mundshme për ndeshjen ndaj Veleçikut, – ka deklaruar ai. – Ne do të përgatitemi mirë si nga ana taktike, duke bërë dhe analizën e dy ndeshjeve të para, por dhe teknike. Them me bindje se kemi ende shumë punë për të bërë dhe për të korrigjuar disa të meta, të cilat janë shfaqur në fushën e lojës gjatë përballjeve të para.”

“Duhet t’i korrigjojmë ato për të qenë më të saktë në lojën ofensive, – ka vijuar futbollisti i skuadrës lezhjane. – Madje duhet të kemi një lidhje më të mirë mes reparteve, në mënyrë të veçantë mes mbrojtjes e sulmit. Duhet t’i kryejmë lëvizjet më të shpejta dhe të jemi më të saktë në pasimet e topit, si dhe të krijojmë më tepër besim në vetvete se jemi në gjendje për të shkuar dhe në Kategorinë Superiore.”

“Besoj se do ta fitojmë ndeshjen me Veleçikun dhe njëkohësisht do të vazhdojmë të kryesojmë në grupin e Veriut, – pohoi Lini. – Duam të realizojmë objektivin tonë, që nuk është i lehtë për t’u arritur. Ne kërkojmë që t’i fitojmë ndeshjet me një lojë bindëse, sepse vetëm kështu mund t’i gëzojmë tifozët tanë të zjarrtë. Duhet t’u heqim streset atyre me rezultate të mira si në ndeshjet në Lezhë, ashtu dhe në ato që do të luajmë në fushë të huaj.”

“Çdo gjë do t’ia lëmë fushës së lojës, pak fjalë dhe shumë punë për të arritur qëllimin final, që është ngjitja e Besëlidhjes në Kategorinë Superiore”, – ka përfunduar mesfushori 28-vjeçar i Besëlidhjes, Orges Lini.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

AlbanianSport.com 20/02/2024 17:15 ASNN – Disiplina, gjoba dhe pezullime trajnerësh, Partizani e Tirana

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh