Ekskluzive / Gjonaj: 500 milionë lekë në vit investime në pallate sporti (Video)

Share Button

Vladimir-Gjonaj-bust

AlbanianSport.com 28.10.2015 19:00

Pas stadiumeve të futbollit, vëmendje e shtetit do të zhvendoset tek Pallatet e Sportit, të cilat kanë arritur në pikën që nuk janë më të pranueshme në nivel ndërkombëtar. Dhe e para që po e vuan në kurriz këtë gjendje, është Federata Shqiptare e Basketbollit, të cilës nuk i është hapur drita jeshile për të përdorur cilindo nga mjediset sportive shqiptare, përfshi edhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Por Drejtori i Sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, ka garantuar se kjo infrastrukturë do të përmirësohet brenda dy-tre viteve në vijim, falë një fondi prej 500 milionë lekësh çdo vit që është propozuar dhe pritet të miratohet. Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, Gjonaj ka dhënë hollësi mbi këtë çështje, duke premtuar zgjidhje të problemit në planin afatshkurtër dhe afatmesëm.

– Kemi një gjendje të tillë përsa u përket infrastrukturës sportive, ku një stadium modern futbolli është ndërtuar e një tjetër po ndërtohet, ndërkohë që komuniteti sportiv, veçanërisht i sporteve të tjera përveç futbollit, ka ngritur shqetësimin se jemi ende prapa me një pallat sporti të parametrave ndërkombëtarë dhe e para që po e vuan në kurriz këtë gjendje, është Federata Shqiptare e Basketbollit, të cilës nuk i është hapur drita jeshile për të përdorur cilindo nga mjediset sportive shqiptare, përfshi edhe “Asllan Rusin”. Cili është roli i Ministrisë në këtë mes dhe a ka Ministria juaj projekte konkrete për ta zgjidhur këtë ngërç të infrastrukturës sportive edhe për sportet e tjera?

– Padyshim, që në fillim do të thoja se Ministria i ka në përparësitë e saj përmirësimin e infrastrukturës sportive, në të gjitha llojet e sporteve. Siç e thatë edhe ju, është bërë një punë mjaft e mirë nga qeveria në këto dy vjet të qeverisjes së saj, në drejtim të investimit në infrastrukturën sportive. Ju përmendët stadiumin e Elbasanit, atë të Shkodrës, që është në përfundim e sipër, por unë do të shtoja edhe Parkun Olimpik të Tiranës, në të cilën kanë filluar punimet, si për ndërtimin e zyrave të reja për Federatat Sportive, Komitetin Olimpik, Mjekësinë Sportive, dy salla moderne për peshëngritjen, mundjen dhe artet parciale. Po kështu ka filluar puna për një palestër shumë moderne po këtu në mjediset e Parkut Olimpik të Tiranës, por dihet që ndërtimi kërkon kohën e vet dhe ne shpresojmë që nga mesi i vitit që vjen të kemi mundësi t’i vëmë në përdorim këto mjedise të reja. Ne jemi njohur me problemin që ka basketbolli dhe kushtet që i ka vënë FIBA dhe, për këtë qëllim kemi kërkuar që të kemi investime, jo vetëm në “Asllan Rusi”, por në të gjitha pallatet dhe sallat sportive që ne kemi trashëguar që para viteve 1990. Ne kemi disa pallate sporti, të cilat, falë Zotit, me një meremetim apo rindërtim të tyre kthehen në mjedise sportive shumë të mira dhe që plotësojnë kushtet e kërkuara sot, jo vetëm për zhvillimin në to të veprimtarive kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare. Në parashikimin buxhetor afatmesëm (PBA), që ne kemi hartuar për periudhën 2016-2018, ne kemi kërkuar që çdo vit të kemi rreth 500 milionë lekë për investime në këto objekte sportive. Këtë kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit ne e kemi futur në projekt dhe kemi kërkuar që, detyrimisht të fillojmë me Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, por pa i lënë pas dore as të tjerët. Kështu që ne shpresojmë që me buxhetin e ri t’i kemi në dispozicion këto fonde, për të bërë të mundur futjen në efiçencë dhe krijimin e një mjedisi sportiv që të jetë i përshtatshëm për të pritur këto lloj veprimtarish. Ne e dimë që ka edhe kushte nga Federatat Ndërkombëtare Sportive që Pallatet e Sportit duhet të kenë mbi të gjitha një sipërfaqe loje të mirë, ndenjëse të përshtatshme për tifozët, dhoma zhveshjeje të përshtatshme për ekipet, për gjyqtarët dhe zyrtarët, mjedise të përshtatshme higjenike, mjedise për mjekësinë, antidopingun, kushte që janë të mundshme për t’u realizuar në këto mjedise sportive që kemi ne. Sigurisht, një tjetër kusht i domosdoshëm i kërkuar në këto mjedise sportive është sistemi i ngrohjes dhe ftohjes së ajrit, sepse, në mos gabohem, nën temperaturën 16 gradë Celcius nuk lejohet të zhvillohen veprimtari sportive dhe ne jemi të ndërgjegjshëm se, po të shkosh në Pallatin e Sportit në dhjetor apo në janar për të bërë veprimtari sportive, atje rastis që shpesh temperatura të jetë më e ulët brenda sesa jashtë në qiell të hapur, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Për këtë arsye, ne e shikojmë si përparësi dhe domosdoshmëri rindërtimin e këtyre mjediseve. Jo më larg se disa ditë më parë, unë e kam ngritur këtë shqetësim dhe, në bisedën që kam patur me znj. Lindita Nikolla, Ministren e Arsimit dhe Sportit, i kam kërkuar edhe ndërhyrjen e saj, që, me çeljen e fondit të investimeve, të kemi një planifikim të veçantë për këto mjedise sportive dhe kam gjetur plotësisht mirëkuptimin e saj.

– Ju flisni në terma afatmesëm, por a ka afate konkrete, data konkrete, duke e marrë të mirëqenë miratimin këtyre fondeve, përsa i përket nisjes së punës dhe përfundimit të saj në këto mjedise sportive e më konkretisht në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”?

– Natyrisht që ka përparësi dhe emergjenca, por ne do të bëjmë ç’është e mundur që Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ta vëmë të parin në efiçencë për t’i plotësuar këto kushte, qofshim këto fillimisht, edhe minimale, sepse, që të bëhen investime të mëdha, ato duan kohën e tyre dhe nuk mund të themi që, për një muaj apo për dy muaj, ne do ta realizojmë këtë objekt. Ju e dini si funksionon shteti, me procedura, me projekte, me tenderime, etj., të cilat marrin të gjitha kohën e tyre. Pra, duhet të jemi realist në këtë aspekt dhe të mos themi kot që “po, do ta bëjmë sot”.Kështu që do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet dhe do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që ta adresojmë dhe ta zgjidhim sa më shpejt dhe mirë këtë shqetësim që ka komuniteti i basketbollit dhe jo vetëm ai, për arsye se ne jemi të ndërgjegjshëm se në Pallatet e Sportit nuk bëhet vetëm basketboll, por atje bëhet volejbolli, gjimnastika, mundja, artet marciale, peshëngritja, boksi, futbolli i sallës… pra, janë shumë lloje veprimtarish. Pra, duhet të kemi parasysh se, nëse në një stadium futbollit mund të ushtrohen vetëm futboll dhe atletikë, nëse ai ka pistë, në Pallatet e Sporteve ushtrohen të gjitha llojet e sporteve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh