Adriatik Balla 28.10.2015 17:10
Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve, ka barazuar në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, të vlefshme për Grupin 1. Pjesa e parë ka qenë tepër e fortë dhe e luftuar nga ana e të dyja skuadrave. Uellsi ka qenë më kërkues, për shkak se i nevojitej patjetër fitorja për të shpresuar në kualifikimin e mundshëm.
Suadra e e Nën-17-vjeçarëve kuqezi, ka qenë e kujdesshme në veprimet e saj, duke e
mbajtur sa më larg kundërshtarin nga zona e saj dhe duke tentuar të godasë në befasi kundërshtarin. Në minutën e 39-të, Miçani ka shpërthyer, duke arritur të shënojë golin e avantazhit për ekipin tonë kuqezi. Me këtë rezultat, mbyllet pjesa e parë. Ashtu siç pritej, pjesa dytë ishte edhe më e fortë.
Kjo për shkak se uellsianët, kërkonin me këmbëngulje që të përmbysnin rezultatin. Dy minuta pas fillimit të kësaj pjese, Evans barazon për Uellsin dhe gjithçka nis nga e para. Përpjekjet e skuadrës vendase për të shënuar golin e epërsisë, mbeten deri në fund të kota. Kjo sepse ekipi kuqezi, i drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të këtyre eliminatoreve.
Deri në fund rezultati i takimit mbeti 1-1. Në turin tjetër, atë “Elitë”, u kualifikuan Holanda dhe Zvicra. Ndeshjen e fundit, holandezët mundën thellësisht zviceranët me rezultatin 4-1