AlbanianSport.com 28.10.2015 09:50
ASNN – Franca i ka hapur dyert e kampionatit të saj Barcelonës. Më saktë, është Manuel Valls, kryeministri i Francës, ai që i ka hapur dyert e kampionatit francez Barcelonës. Sipas revistës “Challenges”, politikani është i gatshëm të lejojë Barcelonën të luajë në Ligën 1. Valls citohet të ketë thënë që: “Në fund të fundit, edhe Monako (skuadra e principatës) luan në kampionatin tonë, kështu që…”
Kryeministri francez është një tifoz i zjarrtë i Barcelonës dhe në një intervistë për “Journal du Dimanche” është shprehur: “Kur unë isha adoleshent, në gusht të vitit 1975, disa javë para vdekjes së Francos, më kujtohet ambienti i jashtëzakonshëm në stadium.
“Jam shumë tifoz i Barçës”, – ka përfunduar kryeministri i Francës, Manuel Valls, duke folur për median në fjalë.
Në fakt, Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Vijar, ka deklaruar se, nëse Katalonja shpall pavarësinë nga Spanja, Barcelona duhet të largohet nga La Liga. Ajo që tani mbetet hipotetike, është se çfarë do të ndodhë me skuadrën nga “Kamp Nou”, e cila përflitet se mund të kalojë edhe në nivelin më të lartë të kampionatit francez të futbollit.
Pikërisht rreth kësaj çështje, Barcelona ka marrë një ftesë nga Franca, nga kryeministri i Francës, Manuel Valls, që ka deklaruar se, me krahët hapur, do të presë në Ligën 1, skuadrën që drejtohet nga Luis Enrike. “Monako luan në Ligën 1, pse jo edhe Barcelona. Unë jam një tifoz i zjarrtë i tyre, një ekip që unë e kam në venat e mia, dhe e pres krahëhapur në Ligën 1”, – ka deklaruar kryeministri francez.