AlbanianSport.com 27.10.2015 17:40
ASNN – Protestë për rrogat tek Vllaznia, pasi disa lojtarë kryesore vendosin të mos dalin në stërvitje. Futbollistët kryesorë të Vllaznisë kanë protestuar për mospagimin e rrogave duke mos dalë në stërvitje.
Lojtarët e bënë këtë veprim pas barazimit 1-1 me Tiranën në ndeshjen e luajtur në Pukë, dhe paralajmëruan drejtuesit e klubit se do ta vazhdojnë protestën nëse çështja e pagesave nuk zgjidhet.
Këshilli Bashkiak në Shkodër, pak ditë më parë, nuk e miratoi fondin për rrogat e ekipit të futbollit, dhe besohet se në këshill ka dyshime se me fondet e rrogave mund të jenë bërë abuzime.