AlbanianSport.com 13.10.2014 17:55
ASNN – Trajneri i përfaqësueses serbe, Dik Advokat, thotë se është i befasuar me presionin që është duke u bërë nga mediat për ndeshjen. Holandezi ka thënë se i intereson vetëm futbolli, dhe se kjo ndeshje është e rëndësishme, por nuk është vendimtare.
Ndërkohë, trajneri i Serbisë e ka vlerësuar lart kombëtaren shqiptare. “Nuk do të doja t’i vlerësoja lojtarët individualisht, por nga ndeshjet e kaluara kemi parë që ata dinë të luajnë, kanë qenë ndeshjet me Portugalinë dhe me Danimarkën, – ka thënë ai, duke folur për mediat vendase.
“Ne duhet të bëmë kujdes të veçantë, sepse janë të shpejtë përpara dhe në kundërsulme”, – ka shtuar Advokati, i cili ka thënë se kur ka hartuar strategjinë ka menduar për tri pikë, por kjo ende nuk dihet. Serbia e ka të nevojshme të kthehet në formë, pasi në ndeshjet e kaluara rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme.