AlbanianSport.com 27.10.2015 08:30
ASNN – Ziko ka tërhequr kandidaturën për president të FIFA-s. Ish-futbollisti i madh brazilian nuk do të marrë pjesë në zgjedhje sepse nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të federatave mbështetëse. Kështu, legjenda e futbollit brazilian nuk do të kandidojë për president të FIFA-s.
62-vjeçari i famshëm i futbollit brazilian, që ka luajtur me Flamengon dhe Udinezen, e ka deklaruar vendimin e tij nëpërmjet mediave braziliane. “Nuk kam mundur të marr numrin e mjaftueshëm prej 5 federatash që mund të më mbështesin për kandidaturën time” – ka shpjeguar Ziko.
“Megjithatë jam i lumtur që mora pjesë në këtë fushatë dhe shpresoj se ai që do të marrë përgjegjësinë e drejtimit të organizmit që qeveris futbollin botëror, ta bëjë këtë detyrë me dashuri dhe pasion, e jo të mendojë si të fusë para në xhep”, – ka përfunduar legjenda braziliane.