Çfarë mësuam nga java e 8-të: Partizani, sfidë kampionësh kampionëve

Share Button

Ermal-Toti-komentator

Nga Ermal Toti 26.10.2015 18:55

ASNN – Katër ndeshje pa fitore dhe Skënderbeu humb kreun në javën e 8-të. Kategoria Superiore u mjaftua me 10 gola në 5 ndeshje paçka se në Vlorë kuqezinjtë nuk ditën të shënonin. Mesatare jo e keqe po të mendosh se fitoret janë 2 dhe barazimet 1 më shumë. Ndalet Sukaj, por jo Partizani, ndalet Skënderbeu, por jo Salihi. Shkodranët kanë gjithnjë një “goleador” për t’u krenuar edhe pse larg Vllaznisë.

Në kryeqytet u ndeshën kampionët ndaj vendasve, dy skuadra pa humbje në kampionat. Por kjo tashmë vlen vetëm për Partizanin. Salihi është shumë pak për “ujqërit e dëborës” Kjo ndoshta edhe për faktin se ai në Lisbonë as nuk djersiti. Goli i tij spektakolar do të mbetet gjatë në kujtesë, por “banda” e Starovës e harroi shpejt. Për këtë mjaftoi loja në skuadër dhe fati në barazimin me Krasniqin.

Mbrojtësi përdori gjithçka për të mposhtur Shehin i cili pëson 2 gola në 12 minuta. Ibrahimi ishte ndëshkuesi i radhës dhe bardhekuqtë pranuan të dytën humbje radhazi mes Evropës dhe Superiores. 22 pikët e kryeqytetasve janë 3 më shumë se kampionët e 6 më shumë se nënkampionët. Kukësi u mjaftua me Mateusin, brazilianin që vendosi derbin verilindor.

Jashtë zonës së Evropës, e para është Teuta. Një shaka pa kripë e laçjanëve për pak i la në zbaticë vendasit. Katër gola në një pjesë të dytë që ishte sigurisht një nga më të mirat për Maganin dhe të tijtë. Cungu qan humbjen dhe Laçi mbetet sërish larg, 4 pikë. 10 pikë ka edhe Tirana e cila me Egbonë në stol nuk shkoi më shumë se barazimi në Pukë, atje ku Vllaznia këtë sezon është e shtëpisë.

Smajlaj për bardheblutë dhe Arbri për kuqeblutë fiksuan shifra që nuk e ndryshuan diferencën mes tyre, 5. Për ta mbyllur mjafton Vlora, atje ku drejtuesve nuk ju intereson rezultati në fushë por ai në tavolinë. Donatorët kanë si “kundërshtar”, Bashkinë. Ngërçi quhet privatizim dhe pasojat bien mbi skuadrën. Paga të prapambetura dhe pikë të lëna rrugës. Ndaj Bylisit, një tjetër rast i humbur.

Por nëse gjërat vazhdojnë kështu, e keqja nuk dihet ku ndalet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh