Gjergj Vyshka 26.10.2015 09:45
Goga Basket e ka mbyllur me fitore javën e katërt të kampionatit, teksa dje në mesditë, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ka mundur Kamza Basket.
Skuadra kamzalije, e drejtuar nga Erkand Karaj ka bërë një rezistencë të fortë, ndërsa ka fituar dy pjesët e para, 15-18 dhe 10-11 dhe në pushim ka shkuar me epërsinë 25-29.
Mirëpo në dy pjesët e tjera ekipi i drejtuar nga mjeshtri i koshit shqiptar, Astrit Greva, jo vetëm që ka bërë diferencën, por dhe ka krijuar përmbysjen e madhe.
Ka fituar të tretën 21-8 dhe duket se këtu është vënë vula e suksesit, sepse Goga Basket ka dalë në epërsi 46-37.
Mandej ka fituar dhe të katërtën e në fund 71-54 për Goga Basket, që merr kështu vendin e 4-t, me 7 pikë, po aq ka edhe Tirana, dhe një pikë më pak se Flamurtari kryesues.
Goga Basket – Kamza Basket 71-54
(15-18, 10-11, 21-8, 25-17)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e katërt
(23-25 tetor 2015)
Të premten:
Studenti – Tirana 62-68
Të shtunën:
Flamurtari – Skënderbeu 89-63
Elbasani – Vllaznia 63-79
Të dielën:
Goga Basket – Kamza Basket 71-54
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 4 4 0 333-208 8
- Goga Basket 4 3 1 284-242 7
- Tirana 4 3 1 266-249 7
- Vllaznia 4 2 2 265-245 6
- Skënderbeu 4 2 2 280-278 6
- Kamza Basket 4 1 3 150-200 5
- Studenti 4 1 3 215-298 5
- Elbasani 4 0 4 162-235 4