AbanianSport.net 25.10.2015 13:15
ASNN – Distria Krasniqi ka triumfuar në Kampionatin Botëror të Xhudos për Të Rinj, i cili u mbajt në Abu Dabi. Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Xhudos për të rinj.
Ajo në finale u përball me xhudisten nga Gjeorgjia, Mariam Janashvili, në kategorinë deri 52kg, duke e mposhtur atë për të marrë të artën. Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti kroaten, Tihea Toplovec.
Ajo ka fituar në javën e parë me kazaken Akerke Myrzabek, në turin e dytë ajo mposhti algjerianen Sadija Amare. Në turin e tretë ishte më e mirë se hungarezja Patricia Tot, ndërsa në turin e katërt e mundi francezen, Astride Gneto.