AbanianSport.net 25.10.2015 11:15
ASNN – Flamurtari në basketboll për meshkuj i ka thënë lamtumirë Kupës së Shqipërisë, teksa është eliminuar nga Elbasani i Kategorisë së Parë, që dje ka fituar 75-84 në Vlorë. Ka qenë një ndeshje, e cila ka lënë për të dëshiruar për Flamurtarin sidomos në gjysmën e dytë dhe lë vend për aludime.
Vlonjatët e nisin mjaft mirë ndeshjen, ku në dy pjesët e para, të cilat i kanë fituar 19-11 dhe 23-18, e kanë dominuar lojën. 42-29 ishin shifrat në fund të gjysmës së parë çka tregonte për një epërsi dhe fitore të lehtë të Flamurtarit. Por gjithçka nis e ndryshon me rifillimin e lojës.
Flamurtari lëshon në lojë duke i dhënë mundësinë Elbasanit të luajë pa frikë dhe të dominojë në parket. Dhe në fund të pjesës së tretë, të cilën miqtë e kanë fituar 11-22, janë ata në epërsi me dy pikë diferencë, 51-53. Edhe në pjesën e fundit gjithçka flet për miqtë, ndërsa Flamurtari lëshon në lojë duke bërë që gjithçka të mbyllet me fitoren e Elbasanit, 75-84.
Flamurtari – Elbasani 75-84
(19-11, 23-18, 11-22, 22-33)
Flamurtari: Kaso, Nino, Beko, Kollovi, Toska / Sotiri, Sinanaj, Nuredini, Gani, Bino, Birçe. Trajner: V. Birçe
Elbasani: Uruçi, Meka, S. Çela, A. Çela, Biçaku / M. Skëndaj, I. Skëndaj, Isufi, Mata, Musta, Mushai. Trajner: J. Koçiasi
Gjyqtarë: O. Kasmi, G. Cici (Tiranë)