Të kënaqur për ecurinë e ditës së parë të kampionatit u shprehen edhe dy trajnerët rivale për titullin, Zef Gjoni i Vllaznisë dhe Sead Bushati i Tiranes. “E filluam keq, por e përfunduam mirë. Në këtë kampionat ka spektakël dhe të papritura. E papritura e parë ishte ajo e ndeshjes deri në 81 kg ku u thye “miti” Barmeta. Kajoshi bëri spektakël, megjithëse humbi raundin e parë përballë një boksieri disa vite kampion. 19-vjeçari Kajoshi tregoi klas dhe për mua ai ishte sfida e këtij kampionati. Jam i kënaqur nga paraqitja e ekipit, por të shohim diten e dytë, sepse kemi të tjera përballje direkte me rivalin tonë direkt Tiranën”, tha Gjoni. Sead Bushati, ish boksier kampion i Vllaznisë, aktualisht trajner i Tiranes tha: ”Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si shkuan ndeshjet. U bë një start kampionati shumë i fortë dhe i bukur, lufta për fitimin e trofeut është e hapur. Niveli i ditës së parë ishte shumë i mirë, sidomos tek pesha 81 kg. Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar dhe shumë e fortë, mund t’iu jepte edhe njërit edhe tjetrit. Dëmtimi që pati bokieri ynë Barmeta, nga fundi i ndeshjes në pjesen e syrit, ndikoi shumë tek ai në rezultatin e takimit. Fitoi djaloshi i ri shkodram Kajoshi, një djalosh i fortë dhe që ka shumë premisa në vazhdim të karrieres së tij sportive”
Kampionati Kombëtar i Të Rriturve në Boks
Rezultatet teknike të ditës së parë
Pesha 56 kg Jaku (Vllaznia) – Xhameto (Tirana) 0-3
Pesha 56 kg Lamaj (Apolonia) – Zeneli (Flamurtari) 0-3
Pesha 64 kg Merkohasanaj (Tirana) – Ndrevata (Vllaznia) (fiton me VO për mosparaqitje të kundërshtarit Merkohasanaj)
Pesha 64 kg Cenaj (Teuta) – Sokoli (Dinamo) 3-0
Pesha 69 kg Shytani (Vllaznia) – Pali (Dinamo) (fiton me AB Shytani i Vllaznisë)
Pesha 75 kg Vashja (Vllaznia) – Pasha (Apolonia) (fiton me AB Vashja i Vllaznisë)
Pesha 75 kg Xhafaj (Partizani) – Beqiri (Tirana) (fiton me VO për mosparaqitje të kundërshtarit Xhafaj)
Pesha 81 kg Barmeta (Tirana) – Kajoshi (Vllaznia) 1-2
Pesha 91 kg Demaj (Apolonia) – Kaçaj (Flamurtari) (fiton me AB Demaj i Apolonisë)
Pesha 91 kg K.Demaj (Vllaznia) – Xhediku (Dinamo) 3-0