AlbanianSport.com 24.10.2015 12:30
ASNN – I dënuar të qëndrojë gjithmonë pranë katërkëndëshit të tij dhe brenda zonës së 16-metrave, është ëndrra e ndaluar e çdo portieri që të dalë në gjysmëfushën kundërshtare.
Dhe gardiani i portës së Nën-17-vjeçarëve të Afrikës së Jugut e ka bërë realitet këtë ëndërr, qoftë edhe për pak sekonda, gjatë Botërorit të Futbollit të kësaj grupmoshe, që po zhvillohet në Kili.
Manuel Nojer me daljet e tij aventuriere duket se po bëhet shembull frymëzimi për portierët e rinj anembanë botës dhe kjo që po shikoni ndodhi në Kampionatin Botëror të Paratërinjve.
Ishte portieri i skuadrës përfaqësuese të Nën-17-vjeçarëve të Afrikës së Jugut, Mondli Mpoto, i cili për një çast harroi se cila ishte detyra e ti, duke braktisur krejtësisht katërkëndëshin.
Ndonëse një përpjekje për t’u lëvduar, aksioni i bukur i nisur prej tij, nuk u finalizua dot me gol nga skuadra afrikanojugore.