Gjergj Vyshka 24.10.2015 10:40
Ballkaniada e Nën-21-vjeçarëve, të fundit për djem, të 6-ët për vajza si ekip. Në individuale dallohen Haxhillazi, Karkanjozi, Rexhaj dhe Osmanaj. Kampionati Ballkanik i pingpongut për moshën deri në 21 vjeç, që është duke u zhvilluar në Shtip të Maqedonisë, është drejt përfundimit. Tashmë ka përfunduar gara ekipore dhe për meshkuj tanët janë në vendin e fundit.
Janë mundur për vendet 7-9 fillimisht 1-3 nga Mali i Zi, atje ku ka fituar vetëm Karkanjozi në “tavolinë” me Raduloviç. Më pas Tufa është mundur nga Islamoviç 1-3 (10-12, 11-9, 14-16, 2-11). Pas tij, por në një ndeshje shumë të luftuar, ka humbur dhe Haxhillazi, 2-3 me Jankoviç (10-12, 11-13, 11-9, 15-13, 7-11). Dhe në fund përsëri Tufa është nga Jankoviç 1-3 (9-11, 9-11, 11-5, 6-11).
Por djemtë janë mundur dhe 3-0 nga Kosova, atje ku Haxhillazi është mundur 1-3 nga Dragidella (7-11, 15-13, 6-11, 11-13). Po kështu Tufa, në një ndeshje të mirë, është mundur 2-3 nga Shala (11-8, 13-15, 6-11, 13-11, 7-11). Dhe më pas është mundur edhe Karkanjozi, 1-3 nga Luta (9-11, 11-6, 8-11, 5-11). E për rrjedhojë djemtë janë të nëntët dhe të fundit në ballkaniadë.
Por për vajza Shqipëria është renditur e gjashta, teksa kanë mundur 3-1 Kosovë fillimisht. Katillari është mundur nga Haliti 1-3 (6-11, 11-6, 6-11, 7-11). Por ajo që ka bërë diferencën ka qenë Liridona Rexhaj, e cila ka mundur 3-0 Meziun (11-1, 11-1, 11-2) dhe po 3-0 Halitin (11-7, 11-3, 11-3). E një fitore të vështirë ka pasur Osmanaj, 3-2 me Janjevën (11-8, 11-5, 8-11, 9-11, 11-8).
Më pas, pingpongistet kuqezi janë mundur 3-0 nga Turqia duke e përfunduar ballkaniadën në vendin e gjashtë. Rexhaj është mundur 0-3 nga Tan (1-11, 5-11, 2-11). Me të njëjtin rezultat është mundur dhe Osmanaj nga Kose (7-11, 2-11, 4-11), si dhe Xhupi nga Inal (4-11, 3-11, 7-11).