AlbanianSport.com 24.10.2015 07:00
ASNN – Kampionati Kombëtar i Të Rriturve në Boks, i cili ka ngritur të premten siparin e tij, vazhdon të shtunën me ndeshjet gjysmëfinale dhe mbyllet të dielën me finalet. Në dhjetë ndeshjet e ditës së parë, ekipi më i suksesshëm është paraqitur Vllaznia e Shkodrës e ndjekur nga rivalja kryesore Tirana, pastaj Flamurtari dhe Teuta.
Pasditja e djeshme në Pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka shënuar nisjen e Kampionatit Kombëtar të Të Rriturve në boks, që do të zhvillohet për tre ditë radhazi në qytetin verior. Pas ceremonisë së hapjes së kësaj veprimtarie, kanë nisur ballafaqimet në ring të kampionatit të 24-tërt kombëtar të boksit për të rritur.
Në garë janë shtatë ekipe Vllaznia, Tirana, Flamurtari, Dinamo, Apolonia, Teuta, Partizani, ku lufta sportive më e fortë parashikohet të jetë në mes shkodranëve dhe bardhebluve kryeqytetas. Këta të fundit janë “kampionë kombëtarë” në fuqi, ndërsa i mohuan Vllaznisë fitoren e 20-të të titullit “kampion”.
Për kuqeblutë ky sport konsiderohet si më i suksesshmi në vitet e fundit. Në dhjetë ndeshjet e dites së parë, ekipi më i suksesshëm është paraqitur Vllaznia e Shkodrës e ndjekur nga rivalja kryesore Tirana, pastaj Flamurtari dhe Teuta. Kampionati Kombëtar i Të Rriturve në Boks vazhdon të shtunën me ndeshjet gjysmëfinale dhe mbyllet të dielën me finalet.
Kampionati Kombëtar i Të Rriturve në Boks
Rezultatet teknike të ditës së parë
Pesha 56 kg Jaku (Vllaznia) – Xhameto (Tirana) 0-3
Pesha 56 kg Lamaj (Apolonia) – Zeneli (Flamurtari) 0-3
Pesha 64 kg Merkohasanaj (Tirana) – Ndrevata (Vllaznia) (fiton me VO për mosparaqitje të kundërshtarit Merkohasanaj)
Pesha 64 kg Cenaj (Teuta) – Sokoli (Dinamo) 3-0
Pesha 69 kg Shytani (Vllaznia) – Pali (Dinamo) (fiton me AB Shytani i Vllaznisë)
Pesha 75 kg Vashja (Vllaznia) – Pasha (Apolonia) (fiton me AB Vashja i Vllaznisë)
Pesha 75 kg Xhafaj (Partizani) – Beqiri (Tirana) (fiton me VO për mosparaqitje të kundërshtarit Xhafaj)
Pesha 81 kg Barmeta (Tirana) – Kajoshi (Vllaznia) 1-2
Pesha 91 kg Demaj (Apolonia) – Kaçaj (Flamurtari) (fiton me AB Demaj i Apolonisë)
Pesha 91 kg K.Demaj (Vllaznia) – Xhediku (Dinamo) 3-0