Gjergj Vyshka 23.10.2015 15:15
Një tjetër prononcim për “Sport Ekspresin” ka ardhur edhe nga kapiteni i kuqezinjve, Roald Halimi, i cili është shënuesi i golit të tretë për Shqipërinë në fitoren e djeshme 5-2 ndaj Lituanisë. “Kemi shënuar pesë gola për dhjetë minuta, – shpjegon Halimi, – sepse atëherë arritëm të zhbllokoheshim.”
“Në pjesën e parë kemi pasur një mori rastesh për shënim, por nuk po e gjenim dot golin çka na bëri nervoz, – ka vijuar ai. – Në momentin që ne përmbysëm në 2-1, Lituania luajti me portierin-lojtar. Dhe ne e shfrytëzuam këtë moment, teksa shënuam dhe tre gola të tjerë. Një fitore e bukur dhe një ndeshje e madhe.”
“Por kemi një tjetër ndeshje të vështirë me Francën, sepse janë një skuadër e niveli të lartë. Nëse mbrohemi mirë mund të arrijmë tek suksesi. Por të mbledhim energjitë dhe të mendojmë se çfarë do të bëjmë sot. Franca është kundërshtar i vështirë, por jo i pamundur për t’u kaluar”, – ka përfunduar Halimi.