Gjergj Vyshka 22.10.2015 16:45
Kampionati Ballkanik i Pingpongut për moshën deri në 21 vjeç, që dje ka filluar në Shtip të Maqedonisë, ka nisur me humbje për sportistët shqiptarë. Si meshkuj, ashtu dhe femra dje janë mundur nga e njëjta skuadër, Serbia.
Rezultati ka qenë i përbashkët 0-3, me të vetmin ndryshim se kampioni i Shqipërisë, Nikolla Haxhillazi, ka arritur t’i marrë një set kundërshtarit të tij Majstoroviç. Që do të thotë se është mundur 1-3 (3-11, 11-7, 6-11, 6-11). Ndërkohë, edhe pse ka bërë rezistencë, Jon Tufa është mundur 0-3 nga Strugareviç (8-11, 7-11, 8-11).
Dhe po kështu edhe mundur dhe Kame nga Nad Nemedi 0-3 (0-11, 8-11, 2-11). Për femra kampionia në fuqi, Liridona Rexhaj, është mundur 0-3 nga një shqiptare, e cila përfaqëson Serbinë, Maksuti (2-11, 7-11, 8-11). 0-3 është mundur dhe Osmanaj nga Fenivesi (1-11, 5-11, 3-11).
Kështu ka ndodhur edhe me Xhupin, e cila është mundur nga Lupulesku (3-11, 6-11, 8-11). Meshkuj kanë edhe një ndeshje në grup me Maqedoninë, sikurse dhe femrat, të cilat do të ndeshen më pas edhe me Bullgarinë. Ballkaniada e pingpongut deri në moshën 21 vjeç përfundon të dielën më 25 tetor 2015.