AlbanianSport.com 22.10.2015 12:25
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave franceze. “Francë Futboll”, e përjavshmja franceze, në artikullin e fundit, ka shkruar se do të jetë bukur që Franca dhe Shqipëria të hapin finalet e Euro 2016. Më tej, në artikull, ajo jep edhe tri arsye pse kjo gjë duhet të ndodhë.
Numri i fundit i të përjavshmes franceze “Francë Futboll” në rubrikën e saj të veçantë “3 arsye për…” i ka kushtuar të gjithë vendin Kombëtares shqiptare. E përjavshmja franceze, ka dhënë tri arsye pse Franca dhe Shqipëria duhet të hapin finalet e “Euro 2016”-ës.
Sipas kësaj gazete do ishte këndshëm që Franca mikpritëse të luajë me vendin e vogël që merr pjesë për herë të parë në një aktivitet të tillë. Edhe kur fitoi Botërorin më 1998-n Franca luajti kundër një debuteseje, Afrikës së Jugut. Së dyti është fakti se Shqipëria ka në formacion, dy futbollistë që luajnë me Nantën, skuadër e kampionatit francez, Lorik Canën dhe Ermir Lenjani, një qytet që i sjell fat skuadrës së gjelave.
Dhe së treti, gjithnjë sipas “France Football”, Shqipëria është i vetmi ekip i grupit i cili i mori skuadrës së Deshampit 4 pikë. “Ku ka vend më të mire sesa një Evropian për t’u hakmarrë” – shkruan “France Football”, duke uruar që në shortin që do të hidhet në dhjetor, të dy ekipet të bien bashkë në një grup.