Gjergj Vyshka 22.10.2015 11:20
Shqipëria e futbollit të femrave ka luajtur gjashtë ndeshje miqësore përpara takimit me Greqinë, sot në Fier. Kështu më 24 mars 2015, vajzat kanë fituar 2-0 në Luksemburg. Më pas më 25 qershor janë mundur minimalisht 1-0 nga Mali i Zi në fushën e kësaj të fundit.
Për të vijuar me dy ndeshjet e luajtur në Fier ndaj Turqisë, atje ku të parën e kanë fituar 1-0 dhe të dytën e kanë humbur 0-1. Dhe në fund dy ndeshje me Kroacinë, të cilat i kanë humbur 1-7 dhe 1-3. Dhe të gjitha këto ndeshje miqësore do të krijojnë skuadrën fituese, të cilën Rraklli e ka gati për ta hedhur në fushë.
Duhet theksuar se ndeshja e sotme me Greqinë, e cila do të luhet në ora 14:00 në “Loni Papuçiu”, do të gjykohet nga një treshe sllovake me kryesore Zuzan Strokovan. Ndihmëse të saj do të jenë Slavomira Majkutova dhe Miroslava Pastorekova. Kurse gjyqtare e katërt do të jetë shqiptarja Klesta Gjyli.