AlbanianSport.com 21.10.2015 18:35
ASNN – Më tepër rivalitet pati takimi tjetër i vlefshëm për gjysmëfinalet e 70-vjetorit të Kupës së Federatës në Volejboll për Femra, por gjithmonë Barleti Volej një hap përpara. Të besuarat e trajnerit Hasan Gurabardhi konfirmuan se janë edhe këtë vit skuadra për t’u mposhtur. Seti i parë nis me epërsinë e pjesshme të vendëseve, 6-1.
Barleti Volej dominon lojën 15-10, 18-12. Me favorin e epërsisë, Gurabardhi freskon ekipin me Haskun e Xhelilajn, në vend të Xhixhës e Xhekës (dy afrimet e rëndësishme të këtij sezoni, së bashku me Tucin e Thakën). Seti i parë fitohet nga universitaret, me rezultatin 25-15.
Në setin e dytë Teuta do të mbajë mend vetëm dy pikët e para të epërsisë, sepse më tej vjen pikiata në 3 faza, 8-4, 12-5, 17-7. Me luksin e shumë kualiteteve në radhët e saj bëhet edhe më e lehtë fitorja e setit të dytë për Barleti Volej. Madje, trajneri u jep sërish hapësira të rejave.
Begiçi, Guza e Zakova, lojtaret e përvojës për durrsaket nuk mjaftojnë për mrekullinë. Teuta ndien lodhje pas pushimit të dytë teknik. Në këtë set nuk mungojnë polemikat si rasti i Brahos ndaj kryesorit Shehu, i cili e ndëshkon me karton të verdhë kur Barleti Volej udhëhiqte 16-13.
Barleti Volej fiton edhe setin e tretë me të njëjtat shifra si ai i mëparshmi 25-16.
Kupa e 70-vjetorit të
Federatës Shqiptare të Volejbollit
Femra
Gjysmëfinalet
(20 tetor 2015)
Tirana – Partizani 3-0
(25-3, 25-6, 25-3)
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-15, 25-13, 25-16)
Finalja
(22 tetor 2015)
Tirana – Barleti Volej ora 16:00
Meshkuj
Gjysmëfinalet
(21 tetor 2015)
Tirana – Teuta ora 16:00
Studenti – Vllaznia ora 18:00
Finalja:
Më 22 tetor 2015 ora 18:00