AlbanianSport.com 21.10.2015 15:20
ASNN – Kufizimi i moshës deri në 74 vjeç dhe vetëm 12 vjet në presidencën e FIFA-s. Komisioni i Reformës i organizmit që qeveris futbollin botëror ka bërë dy propozime të forta të martën: një limitim i moshës deri në 74 vjeç për anëtarët e FIFA-s dhe 12 vjet në detyrë, pra, tre mandate nga katër vjet për presidentin e ardhshëm.
Sa për sqarim, Sep Blateri, i zgjedhur më 29 maj të këtij viti për një mandat të 5-të në moshën 79-vjeçare, ka qenë në këtë post që nga viti 1998. Pa harruar se përpara këtyre 17 vjetëve si Presidenti i futbollit botëror, ai ka shërbyer edhe për 25 vjet të tjera si Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s.
Këto propozime do të formalizohen gjatë mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që do të mbahet më 2 dhe 3 dhjetor të këtij viti dhe do të votohen në Kongresin e Jashtëzakonshëm më 26 shkurt në Zyrih, kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri.