AlbanianSport.com 21.10.2015 07:55
ASNN – Duket se fillimi jo i mirë në kampionat dhe shkarkimi i trajnerit kanë lënë të shtangur Tiranën, që ka kaluar në heshtje për shtyp në pritje të javës së 8-të të Kategorisë Superiore dhe ndeshjes së Kupës.
Sipas asaj që raportojnë mediat sportive të ditës, në prag të sfidës me Kastriotin në Kupën e Shqipërisë, stërvitjen te bardheblutë e zhvilluan dy zëvendëstrajnerët e ekipit, kroati Ivan Gvozdenoviç dhe nigeriani Emanuel Egbo.
Madje ata pritet të drejtojnë ekipin edhe në vazhdim. Gjatë ditës, i pranishëm në mjediset e qendrës stërvitore ka qenë dhe Drejtori Teknik i bardhebluve, Devi Muka, i cili ka patur një takim me skuadrën.
Pritej të ishte i pranishëm dhe presidenti Refik Halili, që mendohej se do të kishte një bisedë me futbollistët, por ky i fundit mungoi, ndërsa atmosfera në kampin bardheblu është e tendosur.