Basketboll – Femra / Erdal Borova, trajneri me misionin për dinjitetin kuqezi

Share Button

Basketboll-Erdal-Borova-ABK

Gjergj Vyshka 20.10.2015 17:05

Sa i përket gjendjes ku ndodhet basketbolli i femrave është pak të thuash se lë shumë për të dëshiruar. Sepse ajo që u reflektua me pjesëmarrjen e kombëtares së të rejave dhe para të rejave në Evropianin e gushtit, Divizioni B, është një pararendëse e asaj që do të mund të prodhojnë të rriturat në parket. Aq më tepër që kundërshtarët jo vetëm që janë të një niveli të lartë dhe me shumë përvojë ndërkombëtare, por janë nga ata që dinë dhe të fitojnë trofe.

Por, në të njëjtën kohë, Erdal Borova e ka të qartë prej gati tre sezonesh se cila është ajka e basketbollit të vajzave. Që është mbledhur tek Flamurtari, Goga Basket sot (dje Apolonia), Skënderbeu, Elbasani, Kamza Basket dhe Vllaznia. Pa harruar Tiranën atje ku sot ai vazhdon ta përgatisë këtë skuadër, e cila në tre javë kampionati ka marrë dy fitore dhe një humbje. E përsëri është rivale për titull. Kohë më parë kombëtarja e femrave është drejtuar nga Viron Toska dhe më pas Fiorentina Mitku.

Por rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Ndaj dhe Federata Shqiptare e Basketbollit e pat pezulluar pjesëmarrjen e kombëtares së femrave, sikurse ndodhi dhe me meshkujt, që mungojnë në Eliminatoret e Evropianit që nga shtatori 2012. Misioni duket i pamundur, por Erdal Borova, që hyn në brezin e trajnerëve të rinj dhe me shumë dëshirë për të bërë një basketboll cilësor, mund të bëjë një paraqitje dinjitoze. Të paktën për të mos u shkërmoqur fare.

Ashtu siç ka qenë një humbje me Estoninë, më 30 maj 2011, 127-33, kur vajzat kuqezi drejtoheshin nga trajneri Viron Toska. E vërteta është se lojtare ka, mjafton t’i bësh bashkë për një Shqipëri dinjitoze në basketbollin e femrave në arenën ndërkombëtare. Sepse Federata Shqiptare e Basketbollit e ka me detyrim, sikurse ka me detyrim vitin e ardhshëm pjesëmarrjen e meshkujve. Ndryshe gjobat për mospjesëmarrje janë të rënda…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh