AlbanianSport.com 19.10.2015 17:05
ASNN – Menaxheri i Ekipit Kombëtar, Alban Bushi, ka deklaruar se Xhovani De Biazi do të vazhdojë të mbetet trajneri i Kombëtares kuqezi deri në vitin 2017. Duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar, Bushi pohon se vendimi përfundimtar është i vetë trajnerit. Ish-futbollisti i Kombëtares mohon që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërtuar skenare pa italianin në stolin kuqezi.
Përtej diskutimeve të ditëve të fundit, Xhovani De Biazi do të vazhdojë të mbetet trajneri i Kombëtares kuqezi deri në vitin 2017. Kështu deklaron menaxheri i ekipit tonë përfaqësues, Alban Bushi, duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar. Por Bushi pohon se vendimi përfundimdar është i vetë trajnerit. Ish-futbollisti i Kombëtares mohon që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërtuar skenare pa italianin në stolin kuqezi.
Së fundmi, Menaxheri i Ekipit Kombëtar ka folur edhe për përgatitjet e skuadrës për Evropianin e vitit të ardhshëm.