AlbanianSport.com 18.10.2015 23:30
ASNN – Takimi i tretë i javës së 3-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, ishte ai i Shkodrës, ku Vllaznia ka pësuar humbjen e dytë në këtë fillim sezon, duke u mundur 69-77 në përballjen me Tiranën.
12-19 mbyllet pjesa e parë, teksa vajzat mike marrin epërsinë e lojës. Perioda e dytë është më e mira për vajzat bardheblu, të cilat e fiton atë me 10 pikë diferencë, 13-23, duke shkuar në epërsi 42-25 në pushim të ndeshjes.
Në dy pjesët e fundit Vllaznia luan më mirë dhe fiton dy pjesët e dyta, çka tregon për vlerat e elementit të ri. Protagoniste e ndeshjes ishte Rezarta Hoxhaj, e cila realizoi 22 pikë, duke kontribuar mjaft për skuadrën te triumfi.
Vllaznia – Tirana 69-77
(12-19, 13-23, 27-22, 17-13)
Vllaznia: Mustafa, I. Dashja, Basha, A. Dashja, Berranija / Çoçja. Trajner: Rajmond Rasha
Tirana: E. Bujari, Konti, G. Bujari, Aliaj, Gjoni, Bekteshi, Hoxhaj. Trajner: Erdal Borova
Gjyqtarë: G. Cici (Tiranë), M. Kasemi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 3-të
(17 tetor 2015)
Kamza Basket – Elbasani (nuk u zhvillua)
Flamurtari – Studenti 92-51
Vllaznia – Tirana 69-77
Skënderbeu – Goga Basket 70-78
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 3 3 0 244-145 6
- Skënderbeu 3 2 1 217-189 5
- Goga Basket 3 2 1 213-188 5
- Tirana 3 2 1 198-187 5
- Vllaznia 3 1 2 186-182 4
- Studenti 3 1 2 153-230 4
- Kamza Basket 2 0 2 96-129 2
- Elbasani 2 0 2 99-156 2