Agim Canaj: Klubet shqiptare të futbollit, peng i “uni”-t presidencial (I)

Share Button

Agim-Canaj-Vllaznia-ohuu

Adriatik Balla 18.10.2015 20:45

Shqipëria bëri një edicion fantastik në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit, duke siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në një eveniment të madh sikurse është “Euro 2016”-ta.

Emocionet kanë qenë të mëdha, jo vetëm nga protagonistët në fushë dhe fansat e përfaqësueses në tërësi, por edhe nga ish-futbollistë e trajnerë që ndër vite e kanë dëshiruar këtë moment të veçantë të futbollit kombëtar.

E, ndërsa jehona dhe gëzimi që solli kualifikimi i Kombëtares vijon, në kampionat kompetentët po bëjnë llogaritë e tyre, por dukshëm niveli i futbollit tonë është i dobët, pa vizion dhe me probleme të shumta, si në aspektin infrastrukturor, ashtu dhe organizativ.

Me përjashtim të Skënderbeut, i cili ka arritur një stad më të mirë dhe po bën përpara me profesionalizëm, gjë që shprehet dhe me suksesin e ekipit korçar gjatë këtyre viteve, klubet e tjera vijojnë të notojnë në moçalin e “marrjes peng” të individëve të ndryshëm, shprehur më mirë se me çdo gjë me identifikimin e klubit me emrin e drejtuesit.

Ky mentalitet nuk e lë të zhvillohet futbollin tonë. Kështu mendon dhe një nga trajnerët e mirënjohur të Superiores, Agim Canaj, i cili i di mirë të metat e funksionimit të klubeve dhe ka ngritur shpesh zërin për përmirësimin e kushteve, sidomos sa i takon statusit të trajnerit.

Ndër të tjera, Canaj kthehet tek Kombëtarja, suksesi i saj, duke pasur besim se uria e kuqezinjve për sukses dhe karrierë, do të sjellë pse jo surprizën e Shqipërisë në “Francë 2016”.

AlbanianSport.com do t’ju sjellë këtu në 3 pjesë, duke nisur nga dita e sotme e në dy ditët në vijim, intervistën që trajneri i njohur i futbollit shqiptar dha për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, dhe sot është pjesa e parë.

 

– Jeni dorëhequr nga Bylisi dhe natyrisht kjo situatë nuk është më e mira për të folur. Për më tepër për një fenomen që në Shqipëri nuk është i zakonshëm, përkundrazi, teknikët janë këtu shpesh “kurban” i sjelljes jo profesionale të drejtuesve të klubeve. Çfarë keni menduar pas largimit tuaj nga klubi ballshiot?

– Nuk flas dhe realisht nuk dua të flas për këtë çështje. Mund të flas për çdo gjë, por jo për këtë. Për mua është një kapitull i mbyllur dhe nuk dua t’i kthehem.

 

– Dakord, por ju jeni trajner, do merrni dhe oferta dhe do të drejtoni ekip tjetër. A nuk është ky është një cirkuit i shëmtuar, ku trajnerët “kryqëzohen” pa shkak?

– Historia e trajnerëve në kampionatin tonë është ajo që ne të gjithë njohim, nuk është gjë e re dhe unë s’kam pse komentoj më tej. Ofertat vijnë dhe unë do të gjykoj në çastin e duhur, por në lidhje me largimin tim nuk dua të komentoj, më mjafton që tani jam i qetë.

 

– Zoti Canaj, ju më mirë se kushdo tjetër në Kategorinë Superiore e dini si funksionon kampionati dhe natyrisht raportet që kanë trajnerët me drejtuesit e klubeve. Si ka mundësi që në 20 e kusur vjet nuk u rregullua statusi (nëse më lejon të shprehem kështu) i trajnerit?

– Ju e shtroni në këtë formë, por për mua nuk është ky problemi. Se nuk mund të veçohet vetëm ky si problem, madje ky më duket më shumë si pasojë. Futbolli shqiptar ka nevojë për normalizim, seriozitet dhe profesionalizëm. Kjo gjë duhet të fillojë që në embrion e të vijojë në shkallë të ndryshme. Nuk bëhet në një ditë, por situata që kemi ka ardhur në vazhdimësi e papjekur, e organizuar jo mirë dhe kjo që kemi duket e pashmangshme.

 

– Më vjen keq, lojtarët e kanë një status. Dua të them marrëdhënia e tyre me klubin rregullohet nëpërmjet kontratës dhe në dijeni të FSHF-së. Kurse për trajnerët ndodh i njëjti avaz…

– Këtu është e vështirë që gjërat të marrin zgjidhje. Që ta kemi të qartë: këtu vendos ende “uni”, e jo bordi siç duhet të ishte dhe vendimet merren në bazë të gjendjes emocionale e jo profesionale. Gjithçka ka të bëjë me ndërtimin e klubit, mënyrën se si ai funksionon. Gjërat varen shumë nga niveli i formimit profesional. Mungon baza e gjerë e vendimmarrjes apo e pranimit të mendimit. Në mungesë të tyre nuk mund të priten zgjidhje afatgjata e të suksesshme. Klubet tona vërtiten rreth unit, prandaj kemi këtë gjendje.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh