AlbanianSport.com 18.10.2015 10:40
ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së 3-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Vllaznia vazhdon serinë e rezultateve pozitive, e treta radhazi dhe kryeson në Superligë. Shkodranët arritën që të fitojnë pa probleme përballë Teutës me rezultatin e përgjithshëm 78-71.
Ndërkaq, Tirana ka marrë fitoren e dytë të sezonit, ndërsa Flamurtari pas një nisje të mirë të kampionatit ka dështuar në dy ndeshje radhazi. Ndeshja e luajtur në Pallatin e sportit në Vlorë ka nisur mjaft mirë për Flamurtarin, por, në përfundim, është mbyllur 61-85 për Tiranën.
Kamza Basket nuk ndalet as në javën e 3-të, teksa ndeshjen e së premtes me Partizanin, ku të kuqtë duhet të ishin pritës, e kanë luajtur në Sallën Sportive të Bathores, pasi Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka qenë i zënë me peshëngritjen.
E për rrjedhojë, Kamza Basket e ka kthyer gjithçka në një seancë stërvitore, duke fituar 82-37.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 3-të
(16-17 tetor 2015)
Të premten:
Partizani – Kamza Basket 37-82
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 61-85
Vllaznia – Teuta 78-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Vllaznia 3 3 0 218-190 6
2. Kamza Basket 3 2 1 230-172 5
3. Tirana 3 2 1 230-223 5
4. Teuta 3 1 2 225-221 4
5. Flamurtari 3 1 2 203-232 4
6. Partizani 3 0 3 163-231 3