Taekuondo / Edhe 2 medalje të tjera, Shqipëria s’ndalet në Ballkaniadë

Share Button

Taekuondo-Slloveni-2014

Gjergj Vyshka 13.10.2014 07:55

Zëvendëspresidenti Vulka: Mund të kishim marrë dhe më shumë, por na ndëshkuan gjykimet. Vendi ynë kandidat për zhvillimin e këtij kampionati vitin e ardhshëm në Tiranë. Edhe dy medalje të tjera në Kampionatin Ballkanik të Taekuondosë (World) në Slloveni e Shqipëria nuk di të ndalej në këtë veprimtari. Dhjetë bronzi dhe dy argjendi tregojnë për një paraqitje më shumë se sa dinjitoze të taekuondistëve tanë, ndonëse të paktën edhe sipas shefit të delegacionit të kuqezinjve, Elvis Vulka, i cili është dhe zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, mund dhe duhet të ishin marrë më shumë.

Dy medaljet e fundit, dje në Slloveni, kanë ardhur nga Mantho Proko në peshën 57 kg për kadet dhe Elvis Gjana në peshën 58 kg për të rritur. “Ne jemi të kënaqur me paraqitjen e sportistëve tanë, – ka thënë Vulka nga Sllovenia, – megjithëse mund të kishim marrë dhe më shumë. Nuk janë pak dy medalje argjendi nga Ledian Çeka dhe Ada Demneri, apo dhe dhjetë medaljet e bronzit, që tregojnë një rritje cilësore të këtij sporti në vend. Nëse nuk morëm më shumë kjo ka ardhur dhe për mungesë eksperience të sportistëve tanë, apo dhe të gjykimeve të njëanshme dhe jo korrekte për skuadrën tonë.”

“Na janë dhënë shumë faulla të padrejta, por gjithsesi dhe me kaq duhet të jemi të kënaqur”, – ka shtuar Vulka. Ndërkohë përtej këtyre arritjeve, Shqipëria ka hedhur kandidaturën e saj për organizimin e Kampionatit Ballkanik të Taekuondosë më 2015-tën. Sipas Vulkës, vendimi është duke u disktuar në Bordin Drejtues të Unionit Ballkanik të Taekuondosë. “Ne jemi në pritje të përgjigjes, ndërsa do të ketë dhe një votim “online” nga të gjitha Federatat për vendin organizator të ballkaniadës më 2015-ën, – ka sqaruar Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë. – Ballkaniku i vitit të ardhshëm do të quhet turneu G1 dhe do të ketë kushtet e veta të organizimit.”

“Shpresoj që të jemi ne pritësit e tij”, – ka përfunduar Vulka, kurse 12 medaljet e marra nga taekuondoja në këtë Ballkaniadë është më shumë se sukses.

 

Medaljet e fituara në Ballkaniadën e Taekuondosë

Argjend

Ada Demneri, Ledian Çekaj

Bronz

Besard Hykollari, Valdet Allaraj, Ariel Rrushi, Juirdo Cani, Fabiola Brahja, Adien Bajrami, Amarildo Gashi, Desara Duka, Mantho Proko, Elvis Gjana.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh