Gjergj Vyshka 17.10.2015 18:00
Dje është grumbulluar dhe Kombëtarja e futbollit të sallës, e cila drejtohet nga Erind Resuli, që do të marrë pjesë në Eliminatoret e Botërorit.
Nga data 22, deri më 25 tetor 2015, kuqezinjtë do të jenë në Lituani, atje ku do të kenë përballë lituanezët vendas, Francën dhe Maltën.
Ndeshjen e parë do ta luajnë të enjten në ora 19:00 ndaj Lituanisë. Më pas të premten përballë Francës në ora 20:30 dhe të dielën me Maltën në ora 11:00.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Armand Nebiu (Tirana), Klodian Rrapi (Flamurtari), Mentor Mezini (Feniks), Florian Gjoni (Tirana), Azem Brahimi (Benago), Roald Halimi (Kaos Futsal), Endri Kaca (Qorm Futsal), Erjon Hoxha (Tirana), Rej Karaja (Orange Futsal), Halim Selmanaj (FC Liburn), Shyqyri Bylyku (Tirana), Arjan Bllumbi (KS Ali Demi), Blendi Gockaj (Qorm Futsal), Ramadan Alaj (FC Liburn), Almir Hasaj (Fenice Veneziamestre), Raldi Agolli (Montesilvano), Ani Mullai (Feniks), Rigers Sina (Edro Vlora), Fidan Gashi (Feniks), Gentian Begaj (Athina ’90).