AlbanianSport.com 17.10.2015 17:05
ASNN – Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ka marrë një tjetër medalje të artë, duke fituar titullin “Grend Slem” në Paris. Xhudistja kosovare ka triumfuar në kategorinë e peshës trupore deri në 52 kg.
Sportistja nga Peja ka mposhtur në finale zviceranen Evelinë Tshop, duke kryesuar në të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra, me 3226 pikë. Kelmendi ka thënë se ndjehet mjaft e kënaqur me këtë çmim.
Ajo ka shtuar se kërkon të fitojë medalje të artë edhe në turneun olimpik të “Rio 2016”. Xhudistja kosovare e ka përfunduar sfidën finale për 1 minutë e gjysmë. Vetëm një vit më parë, Kelmendi është shpallur e para në botë dhe ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Rio de Zhanieros.