Gjergj Vyshka 17.10.2015 15:15
Kamza Basket-Elbasani në basketboll për femra, e parashikuar për t’u luajtur në Sallën Sportive të Bathores në ora 17:00, nuk është zhvilluar.
Elbasani nuk është paraqitur dhe kjo jo me dëshirë, por sepse, edhe sipas reagimit të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka pasur një aksident rrugës.
Për fatin e mirë të lojtareve gjithçka është kaluar me dëmtime të lehta, ndërsa gjithçka ka ndodhur në pjesën e Tiranës pas daljes nga tuneli.
Dhe për rrjedhojë pritet që ndeshja të luhet sot, ndonëse pritet edhe raporti i gjyqtarëve dhe komisarit.
Por sipas të gjitha gjasave, edhe për të mos prishur ekuilibrat brenda familjes së madhe të basketbollit, ndeshja do të riluhet.