Gjergj Vyshka 17.10.2015 12:30
Kombëtarja e femrave është në prag të dy ndeshjeve të para Eliminatore për Kampionatin Evropian 2017, ndërsa do të luajë të enjten në Fier përballë Greqisë dhe pas pesë ditësh në fushë të huaj ndaj Rumanisë.
Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, Trajneri i kuqezinjve, Altin Rraklli ka deklaruar: “Janë takime shumë interesante dhe duhet të përqendrohemi fort për të bërë një punë të mirë”.
“Sidomos ndeshja e parë me Greqinë në të cilën duhet të shfytëzojmë epërsinë e fushës tonë”, – ka shtuar ish-futbollisti i Kombëtares së meshkujve, tashmë trajner i femrave kuqezi.
Lista e lojtareve të grumbulluara:
Portiere: Pëllumbesha Gjyli, Marigona Zani, Viona Rexhepi
Mbrojtëse: Esmeralda Franja, Dafina Memedov, Denisa Proto, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Valbona Lipa, Luçije Gjini
Mesfushore: Geldona Morina, Aurora Seranaj, Megi Doçi, Cyme Lumaj, Greis Domi, Kujtime Kurbogaj, Lavdie Begolli
Sulmuese: Furtuna Vela, Ellvana Curo, Suada Jashari, Ambra Gjergji, Naime Merovci.