Adriatik Balla 17.10.2015 10:40
Lojtarët e përfaqësueses kuqezi kanë njohur një rritje të ndjeshme të çmimit të tyre në treg, duke u vlerësuar tashmë me disa pikë më shumë në tregun evropian të futbollit e më gjerë.
Gjithçka lidhet me vlerën e kartonit, por duke qenë se korrën një sukses historik me Kombëtaren, ata kanë tashmë më shumë shanse për të qenë pjesë e klubeve të mëdha, nisur nga rritja automatike e vlerës së kartonit.
Kjo ndodh dhe nga ambicia e klubeve të tyre që t’i shesin sa më shtrenjtë, për shkak të pasurimit të “pasaportës”. Lojtarët më të preferuar për momentin janë Gjimshiti, Roshi, Cikalleshi, T. Xhaka, Berisha, Shala e në veçanti E. Hysaj.