AlbanianSport.com 16.10.2015 15:40
ASNN – Manuel Gaxhja është një sportist që praktikon taekuondonë për më shumë se një dhjetëvjeçar dhe deri tani është i pamposhtur në ndeshjet e këtij sporti. Bëhet fjalë për disiplinën MMA, që ndryshe njihen si ndeshjet në kafaz.
Dhe Gaxhja, nga katër takimet ndërkombëtare, ka fituar tre dhe barazuar vetëm një. Ndeshja e tij e fundit ka qenë para disa ditësh në Selanik të Greqisë, me një kundërshtar nga Nigeria, me të cilën u ndanë në barzim.
Edhe pse Gaxhja zhvilloi një ndeshje më të mirë sesa kundërshtari, në fund juria greke vendosi që të mos nxirrte asnjë fitues. Duhet thënë se ky sportist, edhe pse vetëm një gjimnazist 18 vjeçar, bën edhe rolin e instruktorit për këtë sport.
Aktualisht Gaxhja është duke u stërvitur për kampionatin botëror në vitin e ardhshëm, ku beson se do të mbajë lart flamurin e Shqipërisë në këtë sport.