Volejbolli / Shorti i sezonit të ri të rrjetës hidhet në mënyrë “klandestine”

Share Button

Volejboll-Rrjeta-e-grisur

Gjergj Vyshka 16.10.2015 14:35

Nuk lajmërohen asnjë nga mediat, ndërsa shorti jepet nga Sekretari i Përgjithshëm Albens Vokopola pas disa lutjeve nëpër telefonë. Ky nuk është bashkëpunim normal. Federata Shqiptare e Volejbollit, edhe duke qenë në prag të sezonit të ri, i cili nis më 24 tetor, ka hedhur shortin e kampionatit. Disi me vonesë ky short, apo dhe kjo nisje e kampionatit të volejbollit shqiptar. Por përtej kësaj, ajo që të vjen keq është se shorti duket sikur është bërë në mënyrë “klandestine”.

Sepse e kanë ditur në një farë mënyre, por ato që e kanë pasur të vështirë ta marrin vesh këtë short, për ilustrim, Federata Shqiptare e Basketbollit koha më parë jo vetëm që e hodhi shortin në sytë e mediave, por dhe i ftoi ata që të tërhiqnin goglat e për rrjedhojë shorti i koshit u botua i plotë, ishin gazetarët. Pas disa lutjeve nëpër telefona, Sekretari i Përgjithshëm, Albens Vokopola, ka dhënë vetëm javën e parë. Sigurisht që ai mund të justifikohet dhe me idenë se “është punë e juaja si gazetar që të vini në short”.

Por kush u lajmërua dhe kush u ftua nga mediat? Për të vijuar në këtë ide, Federata Shqiptare e Volejbollit, të paktën deri në kohën e sekretarit të përgjithshëm Leonard Tase, ka qenë ndër më korrektet në marrëdhëniet me shtypin. Sepse e dinte që në mungesë të një anëtari klubi në short, gazeta dhe botimi i plotë do të ishte informacioni më i mirë për të gjithë.

Aq më tepër që mes Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe gazetarëve ka pasur një lidhje korrekte edhe nëpërmjet postave elektronike (nëse adresat tona nuk figurojnë më, ato jepen përsëri). Dhe kjo marrëdhënie, me mos njoftimin për hedhjen e shortit e më pas vetëm zyrtarizimin e javës së parë, nuk është normale për një sport që në vendin tonë është parësor. Nuk është faji i medies për problemet që ka volejbolli, sepse i bie që ky sport të luajë për vetveten dhe të mos pasqyrohet në asnjë cep nëpër gazeta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh