Gjergj Vyshka 15.10.2015 15:40
Kryesia e re e Federatës Shqiptare të Volejbollit ka vendosur që për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të jetë kandidat Albens Vokopola, kandidatura e të cilit tashmë i është paraqitur Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Vokopola, ashtu sikurse Anila Hoxha, Dashamir Brari, Anastas Xharja, Sokol Halili dhe Gentiana Nicaj janë anëtar të kryesisë. Nuk duhet harruar që për shkak të problemeve të borxheve dha dorëheqjen Leonard Tase e më pas edhe Anila Hoxha.
Pra, në këtë situatë që është volejbolli, posti i Sekretarit të Përgjithshëm tashmë nuk është më vend luksi. E megjithatë Albens Vokopola ka pranuar të jetë kandidat për Sekretar i Përgjithshëm të FSHV-së.