Gjergj Vyshka 15.10.2015 11:20
Në fakt, për një rregull të tillë në transferim është folur që në mesin e gushtit, atje ku lindi dhe peticioni me firmat e lojtarëve dhe lojtareve. Një peticion i tillë pati shkuar dhe në Federatën Shqiptare të Volejbollit. Kryesia e vjetër e la varur këtë çështje, në asamble u anashkalua. Dhe vjen puna, të paktën edhe sipas burimeve të mirinformuara në zhvillimin e punimeve të asamblesë zgjedhore të Federatës Shqiptare të Volejbollit, që klubet e rretheve dalin më të forta se sa ato të kryeqytetit.
Sigurisht që buxheti minimal që kanë, mundet të jenë edhe me zero lekë në arkë, i detyron që të zgjedhin forma të tilla për të mbushur financat e tyre. Që nuk është e mirë sepse privon një shumicë lojtaresh. Për rrjedhojë, të gjitha këto lojtare kanë marrë guximin dhe të përkrahur nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, janë ankuar në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.
Një gjykatë që vepron pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, e njohur me statut nga të gjitha Federatat Sportive, dhe që në një kohë të shpejtë do ta shfuqizojë këtë vendim të asamblesë. Gjithnjë në favor të cilësisë së volejbollit shqiptar dhe të mospengimit të lojtareve për t’u aktivizuar. Sepse, mirë apo keq, ky vendim ishte një budallallëk më vete.
Por, megjithatë, KAS, kur dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, së bashku me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar është kundër, duket se do të vendosë drejtësinë e munguar…