AlbanianSport.com 14.10.2015 18:55
ASNN – Bashkimi i Prizrenit e ka nisur në mënyrë të përsosur Ligën Ballkanike në Basketboll për Meshkuj, teksa të martën në mbrëmje ka triumfuar në fushën e vet, duke mundur Pejën, 83-72.
Të dy ekipet ka luajtur një ndeshje interesante, ndërsa në të kanë qenë prezent Drejtori i Përgjithshëm i “SIGAL Uniqa Group Austria”, Avni Ponari, si dhe Drejtori Sportiv i Ligës Ballkanike (BILB), Shei Shtriks.
Dy amerikanët, Theron Busei dhe Tej Uoller ishin lojtarët me statistika më të mira për ekipin fitues. Busej shënoi 19 pikë, zotëroi 9 topa në tabelë, si dhe dha 9 pasime për kosh, ashtu sikundër Uoller ka realizuar 19 pikë, ndërsa Granit Rugova, 17 pikë.
Për miqtë Ronald Dejvis shënoi 24 pikë, kurse Drilon Hajrizi shënoi 18. Në përfundim, 83-72 për Bashkimin e Prizrenit, atje ku gjykoi ndërkombëtari shqiptar, Ervin Koçi, ndërsa komisar ishte Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello.