Gjergj Vyshka 14.10.2015 14:20
Federata Shqiptare e Qitjes, me president Stefan Rufën dhe Sekretar të Përgjithshëm Koço Mikerezin, në vazhdim të kalendarit të veprimtarive kombëtare 2015, ka vijuar me një tjetër veprimtari të radhës.
Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të Qitjes me Armë Zjarri, atje ku kanë dominuar qitësit e klubit Studenti, edhe sepse veprimtaria në fjalë është bërë në poligonin e tyre, atje ku ata stërviten përditë.
Në përgjithësi rezultatet janë brenda nivelit të qitjes shqiptare, ndonëse pretendohet që të arrihet edhe më shumë.
Kampionati Kombëtar i Qitjes me Armë Zjarri
Rezultatet teknike:
Pistoletë Sportive – Femra
1) Aida Mustafaj (Studenti) 571 pikë
2) Manjola Konini (Studenti) 558 pikë
3) Marina Jakova (Studenti) 549 pikë
Pistoletë 50 metra – Meshkuj
1) Arben Cerina (Studenti) 508 pikë
2) Agim Rama (Flamurtari) 500 pikë
3) Zalo Hoxha (Studenti) 473 pikë
Pistoletë Zjarri (Shpejtësi)
1) Besnik Hajdari (Studenti) 535 pikë
2) Alqi Mustafaj (Studenti) 507 pikë
3) Klevis Hida (Elbasani) 470 pikë