AlbanianSport.com 13.10.2015 18:00
ASNN – Ndeshja miqësore midis ekipit përfaqësues të Nën-19-vjeçarëve të Kosovës atij të Shqipërisë është fituar nga kosovarët me rezultatin 2-0. Vendasit e kanë treguar si një skuadër më e mirë, në ndeshjen që u zhvillua sot në Prizren, ndërsa golat për përfaqësuesen e Kosovës u shënuan nga Ylber Ramadani dhe Meriton Korenica. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë, pasi takimi tjetër do të zhvillohet pas dy ditësh në Kukës.
Kështu, Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçarëve, të drejtuar nga trajneri Arjan Bellai ka zhvilluar dhe një ndeshje miqësore me përfaqësues e Kosovës së kësaj grupmoshe. Përfaqësuesja e Kosovës i ka mposhtur moshatarët e tyre nga Shqipëria me rezultatin 2- 0, në takim që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaqi” të Prizrenit. Të dy golat për të përzgjedhurit e trajnerit Ramiz Krasniqi u shënuan në pjesën e dytë.
Të dy mesfushorët, Ramadani i Dritës dhe Korenica i Shkëndijës së Tetovës, shënuan gola të bukur nga largësia. Mediave kosovare nuk u ka shpëtuar edhe një detaj pikant, pasi u ka bërë përshtypje emri i një lojtarit të kuqezinjve. Kjo sepse, pjesë e Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë ishte edhe lojtari me emrin e legjendës së Holandës, Markovanbasten Çema.