Shyqyri Rreli: Ky kualifikim, konkretizim i mundit tonë dhjetëravjeçar (I)

Share Button

Shyqyri-Rreli-portret

AlbanianSport.com 13.10.2015 15:15

Suksesi i skuadrës kombëtare në eliminatoret e “Euro 2016” ka prekur fort edhe ndjenjat e ish-lojtarëve e ish-trajnerëve të skuadrës kombëtare, të cilët për vite me radhë e kanë dëshiruar këtë arritje, madje duke dhënë edhe kontributin e tyre të rëndësishëm në këtë vazhdimësi shprese e sakrifice për pjesëmarrje të futbollit tonë në një eveniment madhor të futbollit kontinental.

Duke folur për këto arritje, ish-trajneri i përfaqësueses, Shyqyri Rreli, ndau me ne emocionet e tij dhe bëri një përshkrim të sakrificës së shumë njerëzve për të arritur deri në këtë ditë, duke e quajtur një ëndërr personale të realizuar. Megjithëse drejtoi ekipin në një periudhë të vështirë, ku vendimet dhe formacionin e përcaktonin shpesh njerëz të korridoreve të Komitetit Qendror, ai dha një kontribut të çmuar për kohën dhe sportdashësit e asaj kohe mbajnë të freskët në kujtesën e tyre emocionet e mëdha që përcolli Kombëtarja e Rrelit, e cila ishte vetëm një pikë larg historisë.

Pas tre dhjetëvjeçarësh, ëndrra e Rrelit bëhet realitet, pasi përfaqësuesja kualifikohet për herë të parë në Evropian, një arritje e futbollit shqiptar. Kjo është intervista që njëri prej ikonave të futbollit shqiptar ka dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, intervistë të cilën AlbanianSport.com jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë.

 

– Jeni trajneri që mbaheni mend për shumë vite si ai që ishit më afër me një veprimtari madhore (Botërori 1986), që nuk e arritët për pak. Tashmë ndodh një pjesëmarrje e rëndësishme në Evropian. Si ndiheni pas këtij suksesi?

– Pas humbjes me Serbinë në Elbasan nuk e mohoj që ndjemë trishtim, ishte ai makthi i minutave të fundit ku ndëshkohemi vazhdimisht, por fitorja me Armeninë na ktheu gjallërinë, na ktheu entuziazmin dhe këtë atmosferë të bukur. Suksesi i ekipit kombëtar në këto eliminatore është i rëndësishëm dhe është njëherazi edhe për të gjithë brezat që luftuan dhe u përpoqën për këtë objektiv. Ky sukses ishte konkretizim i mundit të shumë njerëzve, të cilët e kanë dashur këtë status të futbollit të ekipit përfaqësues. Unë kam drejtuar dy herë ekipin kombëtar dhe e di vështirësinë e këtyre ndeshjeve, por edhe të menaxhimit të grupit. Ka vështirësitë e veta kjo punë, nuk është e lehtë. Por suksesi ishte i rëndësishëm, i merituar dhe unë i përgëzoj lojtarët për këtë arritje.

 

– Ka festë gjithandej, megjithëse mund të ishte më emocionale nëse fitonim me serbët në Elbasan. A nuk është kështu?

– Në ndeshjen me Serbinë skuadra nuk luajti keq dhe këtë mund ta argumentojmë edhe me faktin e Serbia si ekip ka lojtarë të mirë, që janë të njohur. Por ekipi ynë nuk e uli veten, luajti si i barabartë dhe me përkushtim për ta fituar takimin. Gjatë kësaj kohe më kanë pyetur shumë vetë si është e mundur që humbi. Unë mendoj se në atë ndeshje ne duhet të luanim me zgjuarsi. Këto humbjet në minutat e fundit nuk janë të mira, kanë ndodhur dhe në kohën time, pra nuk është hera e parë. Kjo ndodh ngaqë ne shqiptarët fryhemi një çikë, kënaqemi para kohe dhe kjo kushton shumë përballë skuadrave që kanë profesionalizëm. Barazimi do të ishte rezultat shumë i mirë në aspektin sportiv, kurse politikisht është çështje tjetër. Pra ishte një gabim i minutave të fundit, një shthurje, gjë që s’duhet të ndodhë me ekipet që kanë pretendime. Kur u mor vesh që Portugalia po fitonte, duhej që ekipi të tërhiqej. Kam marrë vesh që këtë urdhër trajneri e ka dhënë, por nuk e ka zbatuar kapiteni. Madje Cana e mori vetë përgjegjësinë për këtë. Megjithatë, kjo iku tashmë dhe rëndësi ka fitorja që erdhi me Armeninë. Dhe fitorja na dha të drejtën e kualifikimit historik.

 

– Kjo fitorja e fundit sikur po zbehet. Dua të them ka fjalë…

– Po, ju kuptoj, aludohet për allishverishe. Mund të ndodhë, sepse këto gjëra i bëjnë edhe të mëdhatë. Por ne duhet të arsyetojmë sipas logjikës së ndeshjes. Armenia u fut në këtë takim pa motiv. Skuadra jonë kishte motivim të madh sepse i duhej fitorja, kurse ata të gjendur në fund dhe pa objektiva. Presioni i tanëve i detyroi të shënojnë autogol. Një gol i tillë nuk është dobësi e skuadrës që mbrohet, por meritë e skuadrës që sulmon. Ishte pra meritë e përfaqësueses tonë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh