AlbanianSport.com 13.10.2015 10:40
ASNN – Rusia siguroi kualifikimin direkt për në fazën finale të Kampionatit Evropian të Futbollit, “Francë 2016”, pasi mundi në ndeshjen e fundit në grup Malin e Zi me rezultatin 2-0 dhe shkoi në kuotën e 20 pikëve.
Në këtë grup, vendin e parë e zuri Austria, në kuotën e 28 pikëve, e cila bëri dhe surprizën e madhe në këto eliminatore, madje me një bilanc mbresëlënës, me 9 fitore e një barazim.
Suedia, një nga skuadrat pretendente, e mbylli në vend të tretë, me 18 pikë, pasi fitores së djeshme ndaj Moldavisë dhe ku një nga autorët e golave ishte dhe gjigandi Zllatan Ibrahimoviç.
Por suedezët do të duhet të luajnë në “play-off” për të shpresuar për Evropianin. Sot pritet të zgjidhet edhe dilema e grupit A, për “play-off”-in, midis Turqisë e Holandës, ku turqit, që presin Islandën, janë dy pikë para portokallinjve, që ndeshen me Republikën Çeke.